Flamuri rus nuk mund të valëvitet në Lojërat Olimpike në Paris, thotë Macron

Flamuri rus nuk mund të valëvitet në Lojërat Olimpike në Paris, thotë Macron

08:56, 07/09/2023
A+ Aa A-

I pyetur për praninë e mundshme të sportistëve rusë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, presidenti francez tha se flamuri rus nuk mund të shfaqet në to në një kohë kur Rusia po kryen krime lufte.

Ndërsa pikëpyetjet mbeten mbi pjesëmarrjen e mundshme të atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris, Presidenti i Francës Emmanuel Macron këmbënguli se "nuk mund të ketë flamur rus në Lojërat Olimpike të Parisit", pasi Rusia "nuk kishte vend në një kohë kur ka kryer krime lufte”.

Në një intervistë për gazetën sportive L'Equipe të botuar të mërkurën në mbrëmje, Macron tha se ai mendonte se kishte pasur "konsensus" për të mos e lejuar flamurin rus në Lojërat e 2024.

Por ai shtoi se vendimi përfundimtar për lejimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë që të marrin pjesë në gara në baza individuale do të varet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe kreu i tij Thomas Bach.

Pavarësisht nga pushtimi rus në vazhdim i Ukrainës, i cili është mbështetur nga aleatja e vjetër e Moskës, Bjellorusia, IOC ka rekomanduar lejimin e sportistëve nga Rusia dhe Bjellorusia që të konkurrojnë si individë neutralë në garat ndërkombëtare. Ata do të duhet të konkurrojnë nën një flamur neutral dhe pjesëmarrja e tyre do të varet nga fakti nëse ata e kanë mbështetur në mënyrë aktive luftën në Ukrainë.

“Pyetja e vërtetë që bota olimpike do të duhet të ngrejë është se çfarë vendi do t'u japë këtyre atletëve rusë, të cilët janë përgatitur një jetë të tërë dhe gjithashtu mund të jenë viktima të këtij regjimi”, tha Macron për gazetën franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco