Më efikase në fushëbetejë, SHBA do t’i japë Ukrainës predha me uranium të varfëruar

Më efikase në fushëbetejë, SHBA do t’i japë Ukrainës predha me uranium të varfëruar

08:20, 07/09/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të furnizojnë Ukrainën me predha tankesh me uranium të varfëruar, si pjesë e ndihmës së re ushtarake dhe humanitare prej 1 miliardë dollarëshe.

Njoftimi i një pakete të re sigurie për Ukrainën erdhi gjatë vizitës së diplomatit të lartë amerikan Antony Blinken në Kiev dhe pas sulmit të ushtrisë ruse në një treg, ku u  vranë 17 civilë.

Predhat me uranium të varfëruar, të kalibrit 120 mm, që janë të përfshira në paketën e ndihmës janë për tanket M1 Abrams që do të dorëzohen në Ukrainë këtë vit.

Uraniumi i varfëruar është uranium i natyrshëm i cili është “zhveshur” nga pjesa më e madhe e lëndës së tij radioaktive, por jo e gjitha. Ai është një metal shumë i dendur, kështu që mund të përdoret për të përforcuar blindimin e tankeve. Por përdorimi kryesor i tij është vendosja në majë të predhave të mortajës për të depërtuar në armaturën konvencionale të tankeve.

Rusia e dënoi ashpër vendimin e fundit të SHBA për të dërguar këtë lloj armatimi në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt çnjerëzor.

“Vendimi i administratës amerikane për të furnizuar Ukrainën me uranium të varfëruar është një shenjë çnjerëzimi. Është e qartë se për të shkaktuar një disfatë strategjike, Uashingtoni është i gatshëm të sakrifikojë breza të tërë të ukrainasve”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Uashtington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco