Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tentoi të vriste një zyrtar dhe djalin e tij, Rusia arreston një ukrainase

Tentoi të vriste një zyrtar dhe djalin e tij, Rusia arreston një ukrainase

14:31, 05/09/2023
A+ Aa A-

Aktet e sabotimit dhe sulmet në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia kanë qenë të zakonshme dhe të vazhdueshme gjatë gjithë ofensivës së Moskës dhe ndonjëherë i atribuohen forcave të sigurisë së Kievit, raporton AFP.

“Një e dyshuar u arrestua për tentativën e vrasjes së ish-kryetarit të komitetit të doganave të Republikës Popullore të Luganskut”, tha komiteti hetimor i Rusisë. “Zyrtari dhe djali i tij pësuan plagë të shumta dhe aktualisht ndodhen në spital”.

Luhansk, i cili kontrollohet pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, është një nga katër rajonet që Moska pretendoi se kishte aneksuar vitin e kaluar.

Sipas mediave bëhet fjalë për Yuri Afanasievsky, i cili është nën sanksionet e BE-së, Zvicrës, Kanadasë dhe Japonisë.

Moska tha se e dyshuara ishte një grua banore në Luhansk, duke pretenduar se ajo i dha zyrtarit “një telefon me një pajisje shpërthyese” më 3 shtator.

Ai tha se pajisja “u aktivizua pasi telefoni u ndez.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco