Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Akuzohet për ngacmim seksual: Aktori i njohur arrestohet në Festivalin e Venecias!

Akuzohet për ngacmim seksual: Aktori i njohur arrestohet në Festivalin e Venecias!

13:40, 04/09/2023
A+ Aa A-

Aktori i ri spanjoll Gabriel Guevara është arrestuar në Festivalin e Venecias.

Arrestimi u konfirmua nga Festivali i Filmit në Venecia, i cili deklaron se aktori nuk kishte asnjë projekt për në festival.

Aktori spanjoll Gabriel Guevara, ylli i filmit që u kthye në viral për adoleshentë ‘My Fault;, është arrestuar gjatë Festivalit të Filmit në Venecia me akuza të dyshuara për sulm seksual. Guevara kishte një urdhër ndërkombëtar kundër tij për një sulm të dyshuar seksual në Francë.

Arrestimi u raportua fillimisht nga e përditshmja e Venecias La Nuova Venezia. Guevara, i cili ka miliona ndjekës të mediave sociale, bëri debutimin e tij në adaptimin spanjoll të serialit nordik ‘Skam’, përpara se të bëhej një emër i njohur në filmin “My Fault”.

Gjykata e Apelit të Venecias tani do të duhet të vendosë për çështjen e Guevarës përpara se ai të mund të ekstradohet. Aktori aktualisht ndodhet në paraburgim. Akuzat e sakta ndaj tij nuk dihen.

Festivali konfirmoi lajmin, por saktësoi se aktori 22 vjeç, nuk ishte në Lido për asgjë që lidhej me eventi:

“Pas lajmeve që kanë dalë në faqet e ndryshme të internetit, në lidhje me arrestimin e aktorit spanjoll Gabriel Guevara në Venecia, Bienalja sqaron se prania e tij në Venecia nuk ishte e lidhur me asnjë ngjarje apo prodhim të lidhur me Festivalin e 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.”; shkruhet në postim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco