AfD përjashtohet nga grupi i ekstremit të djathtë në Parlamentin Europian

AfD përjashtohet nga grupi i ekstremit të djathtë në Parlamentin Europian

16:17, 24/05/2024
A+ Aa A-

AfD-ja e Gjermanisë është përjashtuar nga një aleancë e partive të ekstremit të djathtë në Parlamentin Europian pasi një nga eurodeputetët e tyre pretendoi se jo të gjithë pjesëtarët nazistë SS ishin kriminelë. Në sulmin e fundit ndaj partisë gjermane të goditur nga skandalet, e cila gjithashtu ka anëtarë nën hetim për marrjen e ryshfeteve ruse dhe spiunazhin për Kinën, dy burime i thanë Politico-s të enjten se fraksioni Identiteti dhe Demokracia [ID] e kishte dëbuar AfD-në.

Komenti tejet i diskutueshëm për SS-të i bërë në fillim të kësaj jave nga Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet europiane në qershor, duket se ka qenë pika e fundit që derdhi gotën për ID-në, e cila ishte gjithashtu e shqetësuar se partia mund të ishte një rrezik sigurie.

"Unë votova për të përjashtuar Krah-un pasi ai ka qenë problemi në këtë rast dhe gjithashtu më parë me disa gjëra si çështjet Rusi-Kinë," tha Jaak Madison, një eurodeputet estonez nga fraksioni ID, për uebsajtin e lajmeve amerikane Politico. "Por unë nuk e mbështeta ndëshkimin e të gjithë gjermanëve."

Image

Në prill, policia gjermane arrestoi një ndihmës parlamentar të z. Krah, Jian Guo, i cili po përballet me akuza për spiunazh për Pekinin në Bruksel dhe për figura të opozitës kineze.

Menjëherë pas kësaj, vetë zoti Krah u vu nën hetim në Gjermani për marrjen e pagesave të dyshimta nga Rusia dhe Kina si pjesë e punës së tij si eurodeputet. Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se nuk kishte njohuri për statusin e supozuar të zotit Guo si spiun.

Në fillim të kësaj jave, Asambleja Kombëtare Franceze e udhëhequr nga Marine Le Pen gjithashtu ndërpreu lidhjet me AfD-në për komentet e z. Krah për SS-të, të cilat ai i bëri në një intervistë me gazetën italiane La Repubblica.

Pasi në Berlin u thirr një takim krize i krerëve të AfD-së në përgjigje të vendimit të Asamblesë Kombëtare, Krah tha se nuk do të bënte më fushatë për AfD-në në zgjedhjet europiane, megjithëse teknikisht ai mbetet në post si kandidati kryesor i tyre.

AfD ka parë një rritje të madhe në mbështetje për retorikën e saj kundër emigracionit që nga qershori i vitit 2023 në Gjermani, duke u renditur vazhdimisht në vendin e dytë që atëherë, sipas analizës nga Politico.

Por skandalet e fundit mund të ndikojnë rëndë performancën e saj në zgjedhjet e BE-së dhe partia mund të rrëshqasë prapa SPD-së së qendrës së majtë në vendin e tretë, ose edhe më poshtë, në javët në vijim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco