Klaus Schwab tërhiqet nga posti i kreut të Forumit Ekonomik Botëror

Klaus Schwab tërhiqet nga posti i kreut të Forumit Ekonomik Botëror

17:03, 24/05/2024
A+ Aa A-

Klaus Schwab, themeluesi dhe drejtuesi kryesor i entit të lartë globalist Forumi Ekonomik Botëror, ka njoftuar tërheqjen nga roli i drejtuesit.

Forumi që mblidhet çdo vit në rezortin luksoz të skive në Davos të Zvicrës, me elitat më të pasura e me influencë në botë, tha se themeluesi 86-vjeçar “do të kalojë nga drejtor ekzekutiv në drejtor i bordit të brendshëm të të besuarve”.

FEB, i cili gjithnjë e më shumë përcakton tendencat ekonomike e industriale të vendeve të botës,  nuk specifikoi se cili do të marrë drejtimin, ndërsa ‘numri dy’ i tij është aktualisht financieri norvegjez Borge Brende, ish-ministër i jashtëm i vendit.

Schwab ka qenë një profesor thuajse i panjohur i universiteti të Gjenevës në 1971 kur themeloi entin pararendës së FEB, Forumi Evropian i Menaxhimit.

Por spektri i organizatës u zgjerua shpejt duke përfshirë vende dhe liderë botërorë që tashmë po udhëheqin axhendën e transformimit teknologjik, atë të politikave ‘të qëndrueshme’ të ambjentit në botë dhe të përfshirjes së grupeve LGBT, edhe pse masat e tij kundër bujqësisë kanë shkaktuar protesta të gjera të fermerëve në vendet e Evropës.

Në mbledhjen e fundit të Davos në janar, më shumë se 50 krerë shtetesh e qeverish merrnin pjesë, duke përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kryeministrin kinez Li Qiang, Ursula von der Leyen, sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken dhe kreun e NATO, Jens Stoltenberg, shkruan rrjeti France 24.com.

FEB thotë se është një platformë “globale, e paanshme, jofitimprurtëse, për të krijuar lidhje e besim mes aktorëve e iniciativave për progresin”.

Por kritikët ankohen se enti është një grup miliarderësh të pazgjedhur, te cilet po vendosin për fatet e popujve pa marrë në konsideratë opinionin e këtyre të fundit.

Vazhdimisht janë ngritur akuza se FEB krijon një hapësirë të sigurtë që bota e korporatave  të kontrollojë qeveritë pa mbikqyrje të paanshme.

Elon Musk, miliarderi pronar i X, gjithashtu pjesë e Forumit, ka thënë në një takim në janar se Schwab “kërkon të bëhet perandori i Tokës”./France24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco