Tregtia e BE-së me Rusinë bie nën 2-përqind, sipas Eurostat

Tregtia e BE-së me Rusinë bie nën 2-përqind, sipas Eurostat

14:23, 01/09/2023
A+ Aa A-

Tregtia e BE-së me Rusinë ka rënë në nivelet më të ulëta që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me pjesën e Rusisë në importet dhe eksportet e BE-së tani nën nivelin 2%, sipas zyrës statistikore të BE-së, Eurostat.

Të dhënat e fundit tregojnë se ndërsa 9.6% e importeve të BE-së erdhën nga Rusia në shkurt 2022 kur filloi pushtimi i Ukrainës, shifra kishte rënë në 1.7% në qershor të këtij viti.

Pjesa e eksporteve të BE-së drejt Rusisë ra nga 3.8% në 1.4% në të njëjtën periudhë.

Statistikat thonë se sanksionet tregtare të BE-së po japin ndikimin e tyre të dëshiruar dhe po kufizojnë rëndë lëvizjen e mallrave.

Vlera e sanksioneve të BE-së që nga fillimi i luftës arriti në 43.9 miliardë euro në mallra të eksportuara dhe 91.2 euro në mallra të importuara, sipas Komisionit Evropian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco