Izraelitët vrasin një palestinez në stacionin e trenit në Jerusalem

Izraelitët vrasin një palestinez në stacionin e trenit në Jerusalem

08:41, 01/09/2023
A+ Aa A-

Videoja e vrasjes së një 14 vjeçari palistinez ka shkaktuar zemërim. Sipas al Jazeera, oficerët e policisë sulmuan dhe vranë adoleshentin në një stacion treni në Jerusalem.

Në fakt, izraelitët që ishin të pranishëm menjëherë pas incidentit të përgjakshëm shpërthyen në duartrokitje dhe festime. Autoritetet izraelite pretendojnë se djali u përpoq të godiste me thikë një izraelit.

Megjithatë, dëshmitarët pohojnë se i riu ka qenë i paarmatosur kur është qëlluar dhe policia e ka lënë të gjakosur në rrugë derisa ka ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco