‘X’-i i Elon Musk bën ndryshimin e madh

‘X’-i i Elon Musk bën ndryshimin e madh

17:39, 31/08/2023
A+ Aa A-

Të gjithë përdoruesit e ish-Twitter-it, tashmë të quajtur X dhe në pronësi të Elon Musk, do të kenë mundësi të kryejnë thirrje me audio dhe video.

Ky ndryshim rrënjësor në rrjetin social të bazuar të tekstet e shkurtra vjen në një kohë kur Musk po synon të përballet me rrjetet sociale të Meta-s.

Megjithatë, nëse kjo do të bëhet realitet për një kohë të shkurtër, duke e vendosur X-in në një linjë me Facebook, WhatsApp dhe Instagram, një ekspert i sigurisë kibernetike ka ngritur dyshime të forta në lidhje me sigurinë e përdoruesve, pasi ata nuk do të ketë një numër telefoni dhe pak filtra që mund të bllokonin personat e rrezikshëm.

Lajmi u bë i ditur këtë të enjte nga Musk, i cili shkroi: ‘Do të punojë në në iOS, Android, Mac dhe PC, Nuk nevojitet numër telefoni’, shkroi Musk.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco