Prigozhinit iu dhuruan shufra ari gjatë udhëtimit të fundit në Afrikë

Prigozhinit iu dhuruan shufra ari gjatë udhëtimit të fundit në Afrikë

14:20, 26/08/2023
A+ Aa A-

Yevgeny Prigozhin iu dhuruan shufra ari gjatë vizitës së fundit në Afrikë.

Pesë komandantë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit thuhet se i sollën Prigozhinit arin nga një minierë e kontrolluar prej mercenarëve të Wagnerit.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë janë një grup paraushtarak që mbështetet në ndihmën e Prigozhinit gjatë luftës së tyre kundër qeverisë së vendit të tyre, raporton skynews.

Komandantët në këtë formë falënderuan udhëheqësin e Wagner sepse u kishte siguruar raketa tokë-ajër, raporton Wall Street Journal.

Prigozhin me sa duket u tha atyre, “Kam nevojë për më shumë ar”. Rreth 5000 mercenarëve të Wagnerit janë vendosur në kontinent për të nxitur interesat e Rusisë.

Prigozhin mendohet të jetë vrarë në një aksident aeroplani të mërkurën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco