Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

India publikon imazhet e para të shkrepura në polin jugor të Hënës

India publikon imazhet e para të shkrepura në polin jugor të Hënës

12:47, 24/08/2023
A+ Aa A-

Anija kozmike e Indisë që zbarkoi një ditë më parë në Hënë ka nxjerrë foton e saj të parë të sipërfaqes së Hënës në polin jugor.

Mediat e huaja shkruajnë se zbarkimi i kësaj anije në kuadër të misionit Chandrayaan-3 shënoi një sukses për Indinë duke u bërë vendi i parë në botë që zbarkon në polin jugor hënor.

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) postoi foton mahnitëse shkrepur nga kamera e zbarkuesit pak më shumë se tre orë pas uljes.

Image

Imazhi tregon një rajon ‘relativisht’ të sheshtë në sipërfaqen hënore. Agjencia ka publikuar edhe disa imazhe të tjera që tregonin për së afërti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco