Irani nis ceremonitë e varrimit për presidentin dhe ministrin e Jashtëm

Irani nis ceremonitë e varrimit për presidentin dhe ministrin e Jashtëm

11:00, 21/05/2024
A+ Aa A-

Disa ceremoni varrimi janë duke u zhvilluar në Iran më 21 maj, për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe të tjerëve që humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në fundjavë.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i shpalli pesë ditë zie të hënën.

Në Tabriz, kryeqytetin e Provincës Azerbajxhani Lindor të Iranit, ku u rrëzua helikopteri më 19 maj, mijëra njerëz morën pjesë në një ceremoni në kujtim të të vdekurve.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, e postoi në rrjetin social X fotografinë e parë që shfaq arkivolet e Raisit dhe Amir-Abdollahianit.

Zëvendësministri i Jashtëm, Ali Baqeri Kani, u emërua ministër i Jashtëm në detyrë, sipas mediave iraniane.

Pasi televizioni shtetëror iranian raportoi më 20 maj se helikopteri ishte rrëzuar për shkak të motit të lig, ekipet për kërkim dhe shpëtim i gjetën trupat e Raisit dhe Amir-Abdollahian në vendin e ngjarjes në veriperëndim të Iranit.

Komunikimi kishte humbur derisa helikopteri po kthehej në Tabriz, pasi Raisi kishte marrë pjesë në përurimin e një dige me homologun e vet azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në kufirin e tyre të përbashkët.

IRNA raportoi se të gjithë tetë njerëzit në bordin e helikopterit, të cilin Irani e kishte blerë në fillim të viteve 2000, humbën jetën.

Ndërkaq, Uashingtoni tha se për herë të parë Teherani ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për incidentin me helikopter, por e kishte të pamundur t’i ofronte ndihmë për arsye logjistike.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk specifikoi se si ishte bërë kërkesa apo e çfarë natyre ishte. SHBA-ja dhe Irani nuk kanë raporte diplomatike.

Qeveritë e huaja, më 20 maj, shprehën ngushëllime dhe solidarizim. Libani shpalli tri ditë zie për të nderuar Raisin. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Raisi dhe Amir-Abdollahian ishin të dy "miq të vërtetë dhe të besueshëm të vendit tonë".

Hamasi, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lëshoi një telegram ngushëllimi dhe falënderoi Raisin për "përpjekjet e tij të palodhura për t'u solidarizuar" me popullin palestinez.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, lëshoi një deklaratë me "ngushëllime të sinqerta", duke shtuar "mendimet tona janë me familjet"./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco