Arabia Saudite ftohet zyrtarisht në aleancën e kryesuar nga Kina dhe Rusia

Arabia Saudite ftohet zyrtarisht në aleancën e kryesuar nga Kina dhe Rusia

11:43, 24/08/2023
A+ Aa A-

Arabia Saudite, një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë, është ftuar zyrtarisht të bëhet pjesë e grupit ekonomik të quajtur BRICS, ku deri tani bëjnë pjesë, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Përveç Arabisë Saudite, ftesë zyrtare kanë marrë Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Etiopia. Festën e bëri presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

“Kemi vendosur që të ftojmë Republikën e Argjentinës, Republikën Arabe të Egjiptit, Republikën Federale Demokratike të Etiopisë, Republikën Islamike të Iranit, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BRICS”, tha Ramaphosa të enjten. “Anëtarësimi do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2024”.

Ftesa u bë në ditën e fundit të samitit të këtij viti të BRICS. Në një videomesazh drejtuar të pranishmëve, Presidenti rus Vladimir Putin, përgëzoi anëtarët e rinj të aleancës dhe tha se ndikimi botëror i grupit do të vijojë të rritet. “Do të doja të siguroja kolegët tanë që do të vijojmë punën që nisëm sot, për të zgjeruar ndikimin e BRICS në botë”, tha Putini.

Presidenti rus tha se çështja e një monedhe të përbashkët për shtetet anëtare të BRICS ishte e vështirë por shtoi se do të punohet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Edhe Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, mirëpriti zgjerimin dhe tha se vendi i tij gjithmonë ka besuar se anëtarët e rinj do ta forconin grupin.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, futet kështu në të njëjtin grup ekonomik me importuesin më të madh të naftës në botë, Kinën.

Zgjerimi i bllokut ka ngritur dyshime mbi fuqinë e dollarit si valutë globale, por sipas analistëve të ndryshëm monedha e përbashkët e vendeve të BRICS ka pak gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco