Kina ndalon ushqimet e detit nga Japonia sapo centrali bërthamor i Fukushimës nis derdhjen e ujit toksik

Kina ndalon ushqimet e detit nga Japonia sapo centrali bërthamor i Fukushimës nis derdhjen e ujit toksik

10:21, 24/08/2023
A+ Aa A-

Okuma, Japoni - Operatori i termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi i shkatërruar nga cunami thotë se filloi të enjten lëshimin e sasisë së parë të ujit radioaktiv të trajtuar, në oqeanin Paqësor - një hap i debatueshëm që e shtyu Kinën të ndalonte ushqimet e detit nga Japonia.

Në një video të drejtpërdrejtë nga një sallë kontrolli në uzinë, Tokyo Electric Poëer Company Holdings tregoi një anëtar të saj që ndez një pompë uji deti me një klikim mausi, duke shënuar fillimin e projektit të kritikuar që pritet të zgjasë për dekada.

"Pompa e ujit të detit A u aktivizua," tha operatori kryesor, duke konfirmuar se lëshimi ishte duke u zhvilluar. TEPCO më vonë konfirmoi se pompa e ujit të detit u aktivizua në orën 13:03. (04:03 GMT), tri minuta pasi u hodh hapi i fundit.

TEPCO tha se një pompë shtesë e shkarkimit të ujërave të ndotura u aktivizua 20 minuta pas të parës. Zyrtarët e uzinës thanë se gjithçka po ecën pa probleme deri tani.

Grupet japoneze të peshkatarëve e kanë kundërshtuar planin nga frika se do të dëmtojë më tej reputacionin e prodhimeve të tyre të detit.

Grupet në Kinë dhe Korenë e Jugut gjithashtu kanë ngritur shqetësime, duke e bërë atë një çështje politike dhe diplomatike.

Si kundërpërgjigje e lëshimit të ujit, autoritetet doganore kineze ndaluan ushqimet e detit nga Japonia. Kështu njoftuan autoritetet doganore të enjten.

Ndalimi filloi menjëherë dhe do të prekë të gjitha importet e “produkteve ujore” përfshirë ushqimet e detit, sipas njoftimit.

Autoritetet kineze thanë se do të "rregullojnë në mënyrë dinamike masat rregullatore përkatëse sipas rastit për të parandaluar rreziqet e shkarkimit të ujit të kontaminuar me bërthamën për shëndetin dhe sigurinë ushqimore të vendit tonë".

Menjëherë pas njoftimit të Kinës, presidenti i TEPCO, Tomoaki Kobayakaëa tha se shoqëria po përgatitej të kompensonte pronarët e bizneseve japoneze në mënyrë të përshtatshme për dëmet e vuajtura nga ndalimet e eksportit nga "qeveria e huaj" për shkarkimin e ujërave të zeza. Ai tha se Kina është partneri kryesor tregtar i Japonisë dhe se do të bëjë maksimumin duke ofruar shpjegime shkencore për lëshimin e ujit, në mënyrë që ndalimi të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco