Prezenca e 'Wagner' detyron Lituaninë të mbyllë dy pika kufitare me Bjellorusinë

Prezenca e 'Wagner' detyron Lituaninë të mbyllë dy pika kufitare me Bjellorusinë

11:36, 05/08/2023
A+ Aa A-

Prania e Wagner ka detyruar Lituaninë të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve nga prania e mercenarëve rusë. Lajmi u bë me dije nga zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius.

“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikave të kontrollit”, tha Zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius.

Zëvendësministri theksoi se aktualisht janë gjashtë pika kontrolli mes dy vendeve. Dy vendkalimet e konsideruara për mbyllje janë Sumskas dhe Tverecius, njoftojnë mediat e huaja.

Bjellorusia, një aleate e Moskës, mirëpriti mercenarët e Wagner-it pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë vlerësuan këtë javë se rreth 4,000 mercenarë të saj ndodhen në tokën bjelloruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco