‘Ditë shumë e trishtuar për Amerikën’, Trump flet pas përfundimit të seancës gjyqësore

‘Ditë shumë e trishtuar për Amerikën’, Trump flet pas përfundimit të seancës gjyqësore

08:57, 04/08/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore të zhvilluar në Uashington.

Trump e cilësoi ditën e sotme si të trishtueshme për Amerikën, teksa ka denoncuar dhe hetimin ndaj tij, shkruan BBC.

“Kjo është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën, dhe ishte gjithashtu shumë e trishtueshme duke vozitur nëpër Uashington DC dhe duke parë papastërtinë dhe prishjen. Ky nuk është vendi që unë u largova,” thotë ai.

Trump më pas i përshkruan akuzat kundër tij si “persekutim të një kundërshtari politik”.

“Nëse nuk mund t’i ndjekësh penalisht, persekutoji”, thotë ai para se të largohet pa bërë asnjë pyetje.

Prokurorët e drejtuar nga Jack Smith nuk kërkuan paraburgim për Trump, por e liruan me disa kushte, të cilat përfshijnë të mos lejohet të komunikojë me askënd që është dëshmitar në këtë çështje.

Trump u betua se do t’u përmbahej kushteve të lirimit dhe për këtë firmosi dokumentet përkatëse. Seanca e radhës për këtë çështje, me gjyqtaren Tanya Chutkan, u vendos të mbahet më 28 gusht në orën 10:00 me orën lokale.

Ish-presidenti akuzohet për përpjekje për të penguar dhe përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco