Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Milan Kundera dhe kryevepra e tij 'Lehtësia e padurueshme e qenies

Milan Kundera dhe kryevepra e tij 'Lehtësia e padurueshme e qenies

11:53, 12/07/2023
A+ Aa A-

Libri i tij "Lehtësia e padurueshme e qenies" solli në jetë Pranverën e Pragës për lexuesit ndërkombëtarë. Sot, shkrimtari francez me origjinë çeke ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Shkrimtari francez me origjinë çeke Milan Kundera ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi të mërkurën televizioni publik çek.

Shkrimtari fitues i disa çmimeve ishte i njohur për romanet që thellojnë mendimet, ndjenjat dhe besimet e individit si dhe mbi seksin dhe marrëdhëniet.

Në kryeveprën e tij, "Lehtësia e padurueshme e qenies", Kundera tregoi historinë e një trekëndëshi dashurie në sfondin e Pranverës së Pragës. Epika e ktheu Kunderën në një yll letrar ndërkombëtar kur u botua në 1984.

Në atë kohë, romancieri disident çek kishte jetuar në mërgim në Paris për gati një dekadë. Librat e tij ishin ndaluar në Çekosllovaki dhe pasi qeveria e mbështetur nga sovjetikët e privoi nga shtetësia në vitin 1978, ai u bë shkrimtari më i famshëm në mërgim i këtij vendi.

Pas Revolucionit të Kadifenjtë, rënies së Perdes së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke, shkrimtari nuk u kthye më për të jetuar në atdheun e tij. "Nuk kam ëndërr për një kthim," tha ai një herë në një intervistë për të përjavshmen gjermane Die Zeit. "E kam marrë Pragën time me vete; erën, shijen, gjuhën, peizazhin, kulturën."

Romanet e Kunderës filluan të botoheshin në gjuhën çeke që nga vitet 1990, por "Lehtësia e padurueshme e qenies" nuk u publikua në vendin e tij të lindjes deri në vitin 2006.

Teatraliteti socialist

Lindur më 1 prill 1929 në Brno të Çekosllovakisë, Milan Kundera jo vetëm  u ndikua nga kultura çeke, por shkoi edhe më tej duke u njohur si shkrimtar gjatë socializmit.

Pasi u diplomua në shkollën e mesme, ai u bashkua me entuziazëm në Partinë Komuniste në vitin 1948; dy vjet më vonë, ai u përjashtua për shkak të "mendimit armiqësor dhe prirjeve individualiste". Kjo pati pasoja: Kunderës iu desh të ndërpresë studimet në Akademinë e Filmit, ku studioi muzikë dhe letërsi dhe sapo kishte filluar.

Ai bëri debutimin e tij si shkrimtar në vitin 1953 me përmbledhjen me poezi "Njeriu: Një kopsht i gjerë". Në të, ai trajtoi realizmin socialist, megjithëse nga një këndvështrim komunist. Më vonë ai u ribashkua me Partinë Komuniste - dhe u përjashtua përsëri. Ishte një marrëdhënie e vështirë.

"Tendencat individualiste" për të cilat Partia Komuniste e akuzoi kur u dëbua për herë të parë u bënë një pikë pengese në vitet 1960. Kundera shkroi tregime humoristike dhe në vitin 1967 u botua romani i tij i parë, "Shakaja".

Veprat:

Valsi i lamtumirës

Identiteti

Lehtësia e padurueshme e qenies

Mosdija

Ngadalësia

Një takim

Shakaja

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco