VIDEO/ Jo veç pjesë të nëndetëses, në fundin e Atlantikut janë gjetur edhe mbetje njerëzore

VIDEO/ Jo veç pjesë të nëndetëses, në fundin e Atlantikut janë gjetur edhe mbetje njerëzore

16:50, 29/06/2023
A+ Aa A-

Hapi i parë drejt zbardhjes së tragjedisë që ndodhi në fund të oqeanit Atlantik ishte rikuperimi i pjesëve të nëndetëses Titan dhe nxjerrja e tyre në breg.

Të mërkurën, më 28 qershor, dhjetë ditë pasi Titani u zhduk, një vinç nxori nga uji në Newfoundland, Kanada rrënojat e mjetit lundrues.

Procesi i transferimit u fotografua nga amatorë dhe u transmetua menjëherë në mbarë botën nga mediat dhe në rrjetet sociale.

Por gjetja më tronditëse ishte ajo që nuk u shfaq në foto dhe video: Eshtra njerëzore, të cilat, sipas një deklarate të Gardës Bregdetare të SHBA, u “mblodhën me kujdesin maksimal” nga fundi ku përfundoi Titani.

Jason Neubauer, president i Bordit të Hetimit të Aksidenteve Detare të SHBA-së, tha se gjetjet do t’u ofrojnë hetuesve nga autoritete të ndryshme ndërkombëtare informacione kritike se si ndodhi ngjarja.

Image

Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u  bërë për të kuptuar të gjithë faktorët që çuan në fundin tragjik të Titanit.

Provat që do të zbulohen do të ndihmojnë që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritet.

Duke folur për rrjetin amerikan CBS, eksperti i mjekësisë hiperbarike Dr. Ken LeDeze theksoi se “nuk duhet të përjashtojmë mundësinë e gjetjes së trupave në një gjendje të tillë që mund të identifikohen.

Në zhytjen e tij të funditTitani kishte pesë persona në bord, duke përfshirë Stockton Rush, njeriun që projektoi dhe ndërtoi zhytësin duke përdorur metoda dhe materiale jokonvencionale, gjithashtu themelues dhe drejtues i OceanGate, kompanisë që zotëronte “Titan”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco