Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Një rrëmujë e madhe', Trump komenton rebelimin e Wagner ndaj Putinit

'Një rrëmujë e madhe', Trump komenton rebelimin e Wagner ndaj Putinit

22:25, 25/06/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi tensionet e krijuara brenda Rusisë mes kreu të Wagner dhe Vladimir Putin, duke i vlerësuar ato si një rrëmujë të madhe.

Trump bëri një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”. Megjithatë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dhe bëri thirrje për kujdes, pasi sipas tij, ajo që mund të vijë “mund të jenë shumë më e keqe”.

Ky koment vjen pas një periudhe kritikash të ashpra ndaj Jo Biden ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë, i cili nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar. Trump ka përsëritur disa herë se nëse ai do të rikthehej në drejtimin e Amerikës do të ndalte luftën brenda 24 orëve të para.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Rusi u komentuan edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili paralajmëroi se trazirat mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zhvilluar.

“Ky është vetëm një kapitull i shtuar në një libër shumë, shumë të keq që Putin ka shkruar për Rusinë. Por ajo që është kaq e habitshme në lidhje me të është se kjo po i vjen nga brenda”, i tha Blinken CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco