‘Pajisja doli nga shinat’, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Suedisë

‘Pajisja doli nga shinat’, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Suedisë

16:16, 25/06/2023
A+ Aa A-

Një person raportohet se ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident në një park lojërash në Stokholm të Suedisë.

Dëshmitarët i thanë transmetuesit SVT se njëra nga “pajisja ku argëtoheshin njerëzit” kishte dalë pjesërisht nga shinat – pas së cilës, një helikopter, ambulanca dhe makina zjarrfikëse u panë duke mbërritur.

Policia konfirmoi se disa njerëz ishin lënduar në parkun Grona Lund.

“Ne jemi duke e zbrazur parkun dhe kemi filluar hetimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Expessen e Suedisë citoi një oficer policie të thoshte se disa njerëz kishin rënë nga pajisje dhe u gjetën në dysheme, ndërsa disa të tjerë mbetën të bllokuar.

Jenny Lagerstedt, e cila po vizitonte parkun me familjen, tha se dëgjoi një zhurmë metalike dhe pa pistën që dridhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco