Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

FOTO/ Kryebashkiaku i Moskës u kërkon njerëzve të qëndrojnë brenda, ndërkohë mercenarët e Wagner po afrohen Forca të policisë në Moskë

FOTO/ Kryebashkiaku i Moskës u kërkon njerëzve të qëndrojnë brenda, ndërkohë mercenarët e Wagner po afrohen

18:26, 24/06/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin konfirmoi se në qytet është shpallur një "regjim kundër-terrorist", sipas një deklarate,

"Situata është e vështirë. Për të minimizuar rreziqet, unë, në kuadër të shtabit operativ vendosa që të hënën të shpallet ditë jo pune - me përjashtim të autoriteteve dhe ndërmarrjeve të një cikli të vazhdueshëm, komplekseve ushtarako-industriale dhe shërbimeve të qytetit”, tha Sobyanin në Telegram. “Ju lus që të përmbaheni sa më shumë nga udhëtimet nëpër qytet. Ka mundësi që në zona të caktuara dhe në rrugë të caktuara të bllokohet qarkullimi”.

Sipas Sobyanin, shërbimet e qytetit të Moskës janë në gatishmëri të lartë.

Media shtetërore ruse RIA Novosti raportoi të shtunën se masat e sigurisë po forcohen në një numër vendesh në Unazën e Moskës. Një pikë kontrolli me një granatëhedhës dhe një transportues të blinduar të personelit u instalua në dalje nga Unaza e Moskës në zonën e Yasenevo dhe automjetet janë duke u kontrolluar, sipas RIA.

Më herët të shtunën, Komiteti Kombëtar rus Anti-Terrorizmit njoftoi futjen e një "regjimi operacioni kundër-terrorist" në Moskë, si dhe në rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh.

Regjimi kundër terrorizmit përfshin, por nuk kufizohet në:
kontrollet e dokumenteve
forcimin e mbrojtjes së rendit publik
monitorimin e bisedave telefonike
kufizimin e komunikimeve
kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve në rrugë.

Lëvizjet më të fundit të Wagner: Pajisjet e kompanisë ushtarake private Wagner po lëvizin nëpërë rajonin jugor rus Lipetsk, sipas guvernatorit të rajonit, Igor Artamonov.
Lipetsk është qyteti kryesor në rajonin me të njëjtin emër, dhe është rreth 470 kilometra në jug të Moskës./ar/sh/SYRI.NET

PAMJE LIVE NGA MOSKA:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco