Lajmi i fundit

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Alarm mbarëkombëtar për sulmet ajrore ruse në Ukrainë, shpërthime në disa zona

Alarm mbarëkombëtar për sulmet ajrore ruse në Ukrainë, shpërthime në disa zona

09:11, 23/06/2023
A+ Aa A-

Ushtria ukrainase këtë të premte ka theksuar se një alarm është dëgjuar në të gjithë Ukrainën në lidhje me sulmet ruse.

Zyrtarët ukrainas përmes postimeve në Telegram, kanë dhënë detaje për shpërthime në zona të ndryshme, nga Lviv (perëndim), larg vijave të frontit, deri në Kherson (në jug).

Në mediat e huaja shkruhet se fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima nga sulmet.

Vihet re gjithashtu se në qytetin Kursk në jug të Rusisë, mbrojtja kundërajrore rrëzoi një avion pa pilot të telekomanduar të enjten.

Në veçanti, Roman Staravoit raportoi përmes Telegramit se mbrojtja kundërajrore u aktivizua dy herë. Ai nuk raportoi për viktima apo dëme materiale, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë larg mbeturinave.

Dhjetëra sulme ajrore janë kryer në Rusinë jugore, përgjatë kufirit me Ukrainën, që nga shpërthimi i luftës me pushtimin e ushtrisë ruse në shkurt 2022. Ka pasur gjithashtu inkursione të fundit nga grupe nacionaliste të përbëra nga rusë të rreshtuar me forcat ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco