Lajmi i fundit

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

236 vite më parë SHBA u ‘pagëzua’ me emrin që ka sot

236 vite më parë SHBA u ‘pagëzua’ me emrin që ka sot

08:30, 23/06/2023
A+ Aa A-

Më 23 qershor të vitit 1787, delegatët e Kuvendit kushtetues në Filadelfia votuan njëzëri për t’i vënë emrin vendit të ri Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ky emër ishte përdorur në Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1776, por në kushtetutën e parë të vendit, që njihet si Artikujt e Konfederatës, emri i vendit ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut.

Në Kuvendin e Filadelfias, delegati nga Connecticut-i, Oliver Ellsworth, i bindi me sukses delegatët e tjerë që vendit të ri t’i vihej emri Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emër të cilin ai mban edhe sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco