Vriten 4 kolonë izraelitë gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Vriten 4 kolonë izraelitë gjatë një sulmi në Bregun Perëndimor të pushtuar

16:59, 20/06/2023
A+ Aa A-

Të shtënat e kryera nga palestinezët që dyshohen, ndodhën pranë vendbanimit ilegal të Eli, sipas Al Jazeera.

Të paktën katër kolonë izraelitë janë vrarë nga të shtënay pranë një vendbanimi të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Katër persona u konfirmuan të vdekur dhe katër të tjerë u plagosën të martën në sulmin pranë vendbanimit të paligjshëm Eli, në Bregun Perëndimor verior, thanë në një deklaratë shërbimet e urgjencës Magen David Adom.

Një nga personat e armatosur u qëllua për vdekje dhe forcat izraelite po kërkojnë për një të dytë, raportoi Channel 12 Neës i Izraelit.

Zyrtarët palestinezë nuk e konfirmuan menjëherë vdekjen e tij.

Imran Khan i Al Jazeera, duke raportuar nga Jeruzalemi, konfirmoi sulmin. “Të dyshuarit hapën zjarr në një pikë karburanti” pranë hyrjes së vendbanimit Eli midis Ramallah dhe Nablus, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për një "konsultim urgjent për sigurinë", tha Khan.

Aleatët e tij të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje për një operacion në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor.

Incidenti vjen një ditë pasi gjashtë palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një inkursioni ushtarak izraelit në shkallë të gjerë. Të paktën 91 persona u plagosën gjatë bastisjes nëntë orëshe.

Hazem Qassem, një zëdhënës i Hamasit, grupi që qeveris Rripin e rrethuar të Gazës, e përshkroi të shtënat e së martës si një "përgjigje ndaj krimeve të okupimit (izraelit)" në Jenin dhe gjetkë.

Vendbanimet izraelite, të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, strehojnë midis 600,000 dhe 750,000 kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, pavarësisht se palestinezët e kërkojnë tokën si pjesë e një shteti të ardhshëm.

Më herët të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje Izraelit që të "ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet e vendbanimeve" në territorin e pushtuar palestinez, duke i përshkruar planet e Izraelit për të çuar përpara ndërtimin e vendbanimeve si nxitëse të "tensioneve dhe dhunës" dhe si një pengesë kryesore për një paqe të qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco