Eva Kaili padit Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit

Eva Kaili padit Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit

13:25, 19/06/2023
A+ Aa A-

Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të saj parlamentar. 

Mediat e huaja raportojnë se padia e saj vjen "pasi ishte monitoruar nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega, i cili po hetonte institucionalisht aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së”.

Kujtojmë se eurodeputetja Eva Kaili e arrestuar më 9 dhjetor, u lirua më 25 maj me kusht pas më shumë se pesë muajsh paraburgim.

Arrestimi i saj shkaktoi tronditje në të gjithë Brukselin dhe nxorri në dritë një hetim për një skemë që përfshin shuma të mëdha parash dhe dhurata që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për këto dy vende. Si pjesë e rastit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para të gatshme pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco