Dy të plagosur në rajonin e Kievit pas sulmit me raketa

Dy të plagosur në rajonin e Kievit pas sulmit me raketa

13:44, 16/06/2023
A+ Aa A-

 

Dy persona u plagosën në rajonin e Kievit pas një sulmi me raketa të premten, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Sipas hetimit, forcat e armatosura të vendit agresor nisën një tjetër sulm me raketa në rajonin e Kievit”, thuhet në deklaratë.

“Një grua 82-vjeçare ka mbetur e plagosur. Gjithashtu ka mbetur i plagosur drejtuesi i një makine që lëvizte në rrugë”, thuhet në njoftim.

Ndërtesat e banimit dhe një dyqan u dëmtuan në një lagje, shtoi ai.

Ukraina tha se informacionet paraprake tregojnë se ka rrëzuar 12 raketa ruse, duke përfshirë gjashtë Kinzhals hipersonike, në një sulm ajror të kombinuar.

Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar në qytetin e Kievit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco