Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nottingham në kaos? Policia raporton se bëhet fjalë për një 'incident të madh'

Nottingham në kaos? Policia raporton se bëhet fjalë për një 'incident të madh'

10:45, 13/06/2023
A+ Aa A-

Policia që po merret me një “incident të madh” në Nottingham të Anglisë ka mbyllur shumë rrugë rreth qytetit.

Sipas mediave britanike, oficerët dhe shërbimet e tjera të urgjencës në disa lokacione po merren me një “incident serioz në vazhdimësi”, sipas policisë së Nottinghamshire.

Rrjeti i tramvajit Nottingham Express Transit (NET) tha gjithashtu se ka pezulluar të gjitha shërbimet për shkak të “incidenteve të mëdha policore rreth qytetit dhe periferisë”.

Dhe siç raportohet më tej, shërbimet e urgjencës janë të pranishme në disa zona.

Në një deklaratë nga policia thuhet: “Ka disa mbyllje të rrugëve në të gjithë qytetin, ndërkohë që ngjarja po hetohet”.

“Ne i kërkojmë publikut dhe shoferëve që të shmangin zonat dhe të planifikojnë rrugë alternative”.

Megjithatë, policia nuk ka konfirmuar se për çfarë incidenti bëhet fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco