Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kundërofensiva ukrainase 'nxeh' luftimet, dronë dhe raketa balistike mes dy fronteve

Kundërofensiva ukrainase 'nxeh' luftimet, dronë dhe raketa balistike mes dy fronteve

10:50, 10/06/2023
A+ Aa A-

Nisja e kundërofensivës së Ukrainës ndaj trupave ruse për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara duket se ka intensifikuar dhe luftimet mes dy ushtrive në orët e fundit.

Shërbimet inteligjente britanike raportojnë se tashmë ushtarët e Ukrainës kanë mundur të depërtojnë në linjën e parë të mbrojtjes ruse në disa.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria britanike e Mbrojtjes bëhet me dije se trupat vendase po shënojnë përparime në Ukrainë lindore dhe qendrore.

Një sulm me raketa balistike është zmbrapsur nga mbrojtja ajrore ruse në Krime. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, raketat Grom-2 Otrk u lëshuan nga territori ukrainas, por nuk arritën të godisnin objektivat.

Ndërkohë, nuk ka munguar kundërpërgjigjja ruse. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aeroportin ushtarak të Mirgorodit në rajonin e Poltavës, teksa dronë kamikazë kanë fluturuar gjatë natës në Odesa dhe Mykolaiv. Autoritetet lokale flasin për 2 civilë të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Ndërkohë lajme relativisht të mira vijnë nga situata e përmbytjeve pas shkatërrimit të digës së Kakhovkas. Uji ka nisur të tërhiqet nga disa zona, por ka ende probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ushqime për banorët e prekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco