Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Protestat pro Palestinës, universiteti amerikan anulon ceremoninë e diplomimit

Protestat pro Palestinës, universiteti amerikan anulon ceremoninë e diplomimit

10:37, 26/04/2024
A+ Aa A-

Universiteti i Kalifornisë Jugore njoftoi të enjten se e ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtë vit, për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”, tha universiteti. Lufta në Gazë ka nxitur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe i ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve në gjithë vendin ditëve të fundit. Qindra protestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në Universitetin e Kalifornisë Jugore të mërkurën.

Disa universitete i kanë thirrur policinë për t’i shpërndarë protestuesit, derisa të tjerat kanë vendosur të presin përfundimin e protestave, pasi semestri i këtij viti është afër përfundimit. Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, kur pjesëtarët e këtij grupi palestinezë u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco