Demokratët braktisin Teslën pasi Musk bëhet influencues i krahut të djathtë

Demokratët braktisin Teslën pasi Musk bëhet influencues i krahut të djathtë

11:07, 26/04/2024
A+ Aa A-

Demokratët amerikanë po ia kthejnë shpinën Teslës teksa Elon po kthehet në një influencues i krahut të djathtë.

Shifrat e reja nga kompania kërkimore Strategic Vision tregojnë se përqindja e blerësve të Teslës që identifikohen si demokratë ra vjeshtën e kaluar, pavarësisht kredencialeve ekologjike të prodhuesit të makinave elektrike.

Republikanët që blenë makina i tejkaluan demokratët me dy me një.

Tesla është prodhuesi kryesor i automjeteve elektrike në Amerikë dhe makinat dikur shiheshin si një sinjal i virtyteve të krahut të majtë. Megjithatë, kritikat e shpeshta të Musk-ut ndaj Joe Biden-it, shoqërimi i tij me kandidatët republikanë për president dhe thirrjet e tij për një "valë të kuqe" në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, mendohet se i kanë mërzitur votuesit demokratë.

Të dhënat e Strategic Vision, të publikuara nga Wall Street Journal, zbuluan se vetëm 15 për qind e blerësve të Teslës ishin demokratë në tetor, krahasuar me 39 për qind gjatë vitit 2022. Përqindja e identifikuar si republikanë ishte 32 për qind, ndërsa 44 për qind thanë se ishin të pavarur.

Tesla raportoi së fundmi rënien e saj të parë në shitjet e makinave në katër vjet dhe të martën mbrëma tha se të ardhurat kishin rënë me 9 për qind në tremujorin e parë të vitit, rënia e saj më e madhe që nga viti 2012.

Megjithatë, aksionet e saj u rritën me pothuajse 10 për qind të mërkurën pasi Musk u zotua të përshpejtojë prodhimin e një makine të re, më të lirë, elektrike.

Deklaratat politike të Musk-ut dhe pronësia e tij e Twitter-it, ku ai ka rikthyer llogarinë e Donald Trump-it dhe ka zbutur mënyrën se si kontrollohet faqja, i kanë shtyrë shoferët e krahut të majtë drejt makinave elektrike alternative nga Cadillac-u, Hyundai dhe Mercedes-i, tha Strategic Vision.

Të tjerë kanë blerë adezivë parakolpi, duke u distancuar nga shefi ekzekutiv i kompanisë, me fraza si "E bleva këtë para se ta dinim që Eloni ishte i çmendur".

Sondazhi sugjeron se popullariteti i Teslës mes majtistëve është rikthyer paksa që atëherë, me 35% të blerësve në shkurt të identifikuar si demokratë.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley zbuluan vitin e kaluar se pronësia e automjeteve elektrike ishte e lidhur fort me pozicionet politike.

Ata zbuluan se një e treta e të gjitha makinave elektrike të blera në Amerikë ishin të regjistruara në 5 për qind të qarqeve që kishin më shumë gjasa të votonin demokratët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco