Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nxënësi në një shkollë në Kroaci kërcënon klasën, i gjenden armë në banesë

Nxënësi në një shkollë në Kroaci kërcënon klasën, i gjenden armë në banesë

08:13, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në shkollën fillore në Perushiq, në qarkun Lika-Senj, mësimi është ndërprerë sot pas ndërhyrjes për shkak të kërcënimeve të njërit prej nxënësve ndaj nxënësve dhe mësuesve të tjerë.

HRT raporton se 14-vjeçari kërcënoi se do të hartonte një listë me ata me të cilët do të merrej dhe sipas informacioneve jozyrtare policia ka konfiskuar armët në banesën ku ai jetonte dhe ka nisur hetimet.

“Shërbimet kompetente janë duke bërë punën e tyre dhe të gjitha institucionet janë njoftuar me kohë për këtë rast. Më vjen keq vetëm për nxënësit dhe prindërit tanë të cilët me të drejtë janë të shqetësuar.

Shpresoj se gjithçka do të zgjidhet pozitivisht”, tha drejtoresha e shkollës Snjezhana Milkoviq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco