‘Nxehet’ gara për hapësirën, Kina lëshon sondën që pritet të ulet në anën e ‘padukshme’ të hënës

‘Nxehet’ gara për hapësirën, Kina lëshon sondën që pritet të ulet në anën e ‘padukshme’ të hënës

18:21, 03/05/2024
A+ Aa A-

Kina ka nisur një mision hënor pa ekuipazh të premten. Synimi i këtij misioni është që të risellë në Tokë mostra nga ana e largët e hënës. Një hap potencialisht i madh ky për programin ambicioz hapësinor të vendit.

Sonda Chang'e-6, misioni hënor robotik më kompleks i Kinës deri më sot, lëshoi një raketë Long March-5 nga qendra e lëshimit hapësinor Wenchang në ishullin Hainan të Kinës jugore, ku të apasionuarit pas hapësirës ishin mbledhur për të parë momentin historik.

Administrata Kombëtare e Hapësirës së vendit e cilësoi nisjen të suksesshme. Ky është një moment historik në tentativat e Kinës për t’u bërë një fuqi dominuese hapësinore. Vendi synon që deri në vitin 2030 të ulë astronautë në Hënë si dhe të ndërtojë një bazë kërkimore në polin e saj jugor.

Pritet që gjatë këtij operacioni 53-ditor të Kinës, Chang'e-6 të ulet në një krater të hapur në anën e largët të Hënës, të cilën ne nga Toka nuk e shohim kurrë.

Kina u bë vendi i parë dhe i vetëm që zbarkoi në anën e largët të Hënës gjatë misionit të saj Chang'e-4 2019.

Çdo mostër e kësaj pjese të satelitit tonë natyror, e marrë nga zbarkuesi Chang'e-6 mund t'i ndihmojë shkencëtarët të hedhin një sy në evolucionin e hënës dhe vetë sistemit diellor, dhe të sigurojë të dhëna të rëndësishme për të çuar përpara ambiciet e Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco