Zbuloi se vuante nga kanceri, përkeqësohet shëndeti i mbretit Karl III

Zbuloi se vuante nga kanceri, përkeqësohet shëndeti i mbretit Karl III

11:20, 26/04/2024
A+ Aa A-

Nuk është një lajm i mirë për mbretin Karl III, pasi sipas mediave të huaja, gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet gradualisht, gjë që ka bërë që zyrtarët e Pallatit Buckingham të kenë një plan të përditësuar rregullisht për funeralin e tij, përgatitjet për të cilat  filluan një ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Monarku 75-vjeçar ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes që kur njoftoi prognozën e tij të kancerit në shkurt për të fshehur gjendjen e tij të rënduar, me burime të shumta që thonë se situata nuk është “e mirë”.

“Sigurisht që ai është i vendosur ta mposhtë sëmundjen.Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një burim i afërt me familjen mbretërore.

Mbreti Karl kurrë nuk ka treguar se me çfarë lloj kanceri është diagnostikuar, por tha se nuk ishte kanceri i prostatës. Por sipas burimeve, Mbreti po reagon mirë ndaj trajtimit.

Por megjithatë, ndihmësit e mbretit po shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti disa qindra faqesh që përshkruan planet e funeralit mbretëror, të quajtur “Operacioni Menai Bridge”.

Dokumenti jashtëzakonisht i detajuar u krijua një ditë pasi mbretëresha Elizabeth u varros më 8 shtator 2022.

Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore kanë plane të përditësuara për funeralet e tyre të kategorizuara sipas kodeve të bazuara në dok. Për shembull, plani për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth quhej Operacioni London Bridge.

“Sigurisht që ata po shikojnë çdo aspekt të operacionit. Funerali i Mbretëreshës shkoi shumë mirë. Nuk është një gjë emocionale. Është një punë, e cila merret shumë seriozisht”, tha një zyrtar i lartë i përfshirë në planifikimin e funeralit mbretëror.

Më 5 shkurt, Mbreti Karl III u diagnostikua me kancer, pasi mori trajtim për një zmadhim beninj të prostatës. Karl u diagnostikua me gjendjen beninje më 17 janar ndërsa qëndronte në Birkhall, Aberdeenshire, pasi shkoi për një kontroll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco