Po flinte bashkë me gruan në makinë, ekzekutohet me tre plumba 18-vjeçari në Itali

Po flinte bashkë me gruan në makinë, ekzekutohet me tre plumba 18-vjeçari në Itali

11:11, 26/04/2024
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar me origjinë sllave, Jhonny Sulejmanoviç, u ekzekutua me tre plumba në orët e para të mëngjesit të së premtes në Milano. Mediat fqinje thonë se viktima ka marrë tre plumba në gjoks.

Ngjarja kriminale ndodhi pak pas orës 3 të mëngjesit në Via Varshavë, pranë tregut të zarzavateve. Djali ishte në një furgon kur iu afruan disa burra dhe e qëlluan për vdekje.

Ai fillimisht u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën.

Siç raportojnë mediet italiane, viktima ka qenë duke fjetur në furgon me bashkëshorten e tij, e cila fatmirësisht nuk ka pasur pasoja, por është dërguar në spital në gjendje shoku. Vrasësit kanë thyer xhamat e mjetit dhe më pas kanë qëlluar të riun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco