Shembja e digës së madhe në Ukrainë krijon gjendje të jashtëzakonshme, Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën

Shembja e digës së madhe në Ukrainë krijon gjendje të jashtëzakonshme, Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën

16:22, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kiev, Ukrainë - Muri i një dige të madhe në Ukrainën jugore u shemb të martën, duke shkaktuar përmbytje, duke rrezikuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë dhe duke kërcënuar furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa të dyja palët në luftë përpiqeshin të evakuonin banorët dhe fajësonin njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës.

Ukraina akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës Kakhovka dhe të hidrocentralit në lumin Dnieper në një zonë që e kontrollon Moska, ndërsa zyrtarët rusë fajësuan bombardimet ukrainase në zonën e debatuar. Nuk ishte e mundur të verifikoheshin pretendimet nga AP.

Pasojat e mundshme mjedisore dhe sociale të katastrofës u bënë të qarta shpejt pasi shtëpitë, rrugët dhe bizneset u përmbytën në rrjedhën e poshtme dhe ekipet e emergjencave filluan evakuimet.

 Zyrtarët u përpoqën për të kontrolluar sistemet e ftohjes në Centralin Bërthamor të Zaporizhzhia; dhe autoritetet shprehën shqetësimin për furnizimet me ujë të pijshëm në jug në Krime, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Autoritetet ruse dhe ukrainase sollën trena dhe autobusë për banorët. Rreth 22,000 njerëz jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet në zonat e kontrolluara nga Rusia, ndërsa 16,000 jetojnë në zonën më kritike në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, sipas të dhënave zyrtare. Asnjëra palë nuk raportoi ndonjë vdekje apo lëndim.

Shembja e digës i shtoi një dimension të ri tronditës luftës së Rusisë në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të 16-të. Forcat ukrainase shihej gjerësisht se po përpaonin me një kundërofensivë të shumëpritur në pjesë përgjatë më shumë se 1,000 kilometrave të vijës së frontit në lindje dhe jug.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse secila palë përfiton nga dëmtimi i digës, pasi tokat e kontrolluara nga Rusia dhe ato të kontrolluara nga ukraina janë në rrezik. Dëmi gjithashtu mund të pengojë kundërsulmin e Ukrainës në jug dhe të shpërqendrojë qeverinë e saj, ndërsa Rusia varet nga diga për të furnizuar Krimenë me ujë.

Megjithëse zyrtarët e Kievit pretenduan se Rusia hodhi në erë digën për të penguar kundërsulmin, vëzhguesit vërejnë se kalimi i Dnieper që është i gjerë do të ishte jashtëzakonisht i vështirë për ushtrinë ukrainase. Sektorët e tjerë të vijës së parë janë rrugë më të mundshme sulmi, thonë analistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco