Një tërmet prej 6.2 magnitudë godet brigjet e Zelandës së Re

Një tërmet prej 6.2 magnitudë godet brigjet e Zelandës së Re

09:56, 31/05/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi të sot një tërmet me magnitudë 6.2 në brigjet jugore të Zelandës së Re, pranë ishujve kryesisht të pabanuar të Auckland.

Agjencia e monitorimit GeoNet e Zelandës së Re tha se epiqendra ishte 33 kilometra (21 milje) nën sipërfaqen e tokës, transmeton Telegrafi.

Nuk pati asnjë paralajmërim të menjëhershëm për cunami dhe asnjë raportim për dëme në kontinentin e Zelandës së Re.

Një zyrtar i këshillit të qytetit nga Invercargill, qyteti më i afërt ku ndodhi tërmeti, tha se nuk kishte raporte për tërmetin që ishte ndjerë atje ose dëmtime në infrastrukturë.

Në anën tjetër, ekspertët thonë se mund të ketë tërmete tjera me fuqi më të vogël shkatërruese, por se deri më tani nuk është raportuar për tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco