Xi Jinping takohet me presidentin rus, premton mbështetje për Moskën

Xi Jinping takohet me presidentin rus, premton mbështetje për Moskën

14:34, 24/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun e tij rus Mikhail Mishustin. Ai i premtoi homologut të tij rus, mbështetjen e Kinës në rastet që përfshijnë “interesat themelore”.

Ish-rivalët e Luftës së Ftohtë, Kina dhe Rusia kanë forcuar lidhjet diplomatike dhe tregtare për një dekadë, një trend që u përshpejtua pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pekini ka mbajtur një qëndrim neutral në konflikt, duke bërë thirrje për  respektimin e sovranitetit të shteteve, por kurrë nuk e ka dënuar publikisht pushtimin që presidenti rus Vladimir Putin ka bërë që nga shkurti i vitit 2022.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin mbërriti në Kinë të hënën. Ditën e djeshme, ai mori pjesë në një forum ekonomik në Shangai dhe më pas shkoi në kryeqytetin kinez për bisedime me homologun e tij Li Qiang dhe presidentin Xi Jinping.

Ai është zyrtari më i lartë rus që viziton Kinën që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco