'The Little Mermaid': Kritikët e filmit rrëzohen para një sirene karizmatike si Halle Bailey

'The Little Mermaid': Kritikët e filmit rrëzohen para një sirene karizmatike si Halle Bailey

14:32, 23/05/2023
A+ Aa A-

Sipas kritikëve, aktorja Halle Bailey bëri një interpretim prej ylli në personazhin e sirenës Ariel në xhirimin live të Disney të “The Little Mermaid”.

Shumica e komenteve të filmit e vlerësuan Bailey-n, deri tek revista “bibël” e Hollivudit, “ Variety” që shpalli se "ka lindur një yll".

The Guardian tha se ajo është "gjëja më e mirë për këtë film" dhe "i vetmi triumf i tij absolut".

Këto verdikte erdhën pas zgjedhjes së një aktoreje me ngjyrë, pasi sirena shkaktoi polemika në disa qarqe.

Por, këngëtarja 23-vjeçare e kthyer në aktore "i çokiti të gjithë kundërshtuesit me një karizmë të lindur dhe fuqi vokale të plotë", sipas kritikut të filmit në “The Times”, Kevin Maher.

Ai tha se Bailey bëri një "kthim të yjeve", një frazë e përdorur edhe nga Clarisse Loughrey e “The Independent”.

Ajo e përmblodhi filmin duke shkruar: "Ekipi i bukur nuk mund të mbulojë pamjet e shëmtuara dhe mungesën e rrezikut krijues".

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco