Ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare finalistja e Miss Universe

Ndahet nga jeta në moshën 23-vjeçare finalistja e Miss Universe

14:35, 05/05/2023
A+ Aa A-

Finalistja e Miss Universe Australia, Sienna Weir, ka vdekur në moshën 23-vjeçare. Familja e modeles nga Sydney ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë homazhe pas vdekjes së saj tronditëse dhe tragjike.

Siç u bë e ditur, u vendos që të dilte nga koma pas një aksidenti që pati disa javë më parë. Vajza fatkeqe ra nga kali dhe u plagos rëndë.

Si familja, ashtu edhe partneri i saj janë në gjendje të rënduar.

“Ne e donim shumë njëri-tjetrin”, tha partneri i saj. Modelja kishte marrë dy diploma, një në letërsi angleze dhe një në psikologji nga Universiteti i Sidneit

Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa, Agjencia e saj, Scoop Management, ndau një video me një seri fotosh të finalistit të Miss Universe.

“Përgjithmonë në zemrat tona”, kanë shkruar ata në video.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco