Përmbytet anija me emigrantë në Maltë, 18 të zhdukur

Përmbytet anija me emigrantë në Maltë, 18 të zhdukur

20:28, 09/04/2023
A+ Aa A-

Një anije u mbyt në Mesdheun qendror në një zonë kërkim-shpëtimi të Maltës, sipas mediave italianeve 18 persona janë të zhdukur.

Anija Nadir, e cila i përket një OJQ-je gjermane, e cila  shpëtoi dhe transportoi në ishullin Lampedusa, 22 emigrantë, me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane.

Emigrantët u thanë burrave dhe grave që u ofruan ushqim dhe mjekëve që i ekzaminuan, se dje pasdite ata hipën në një varkë shtatë metra të gjatë e cila u nis nga qyteti tunizian Sfax.

Anija, e bërë kryesisht prej hekuri, u përmbys rreth gjysmës së rrugës dhe të mbijetuarit u sollën në breg nga OJQ-ja gjermane Resqship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco