Donald Trump e cilëson të çmendur ish-prokurorin e Speciales që ndiqte Thaçin - thotë se emrin e vërtetë e ka ndryshe

Donald Trump e cilëson të çmendur ish-prokurorin e Speciales që ndiqte Thaçin - thotë se emrin e vërtetë e ka ndryshe

13:33, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kemi dëgjuar për veteranë të rremë, histori të rreme, profile të rreme Facebook-u por jo edhe për prokurorë me emra të rremë. Një akuzë të tillë e bëri ish-presidenti amerikan Donald Trump që është në telashe ligjore derisa po garon për t’u bërë sërish president. 

Trump përsëriti një pretendim bizar se prokurori special Jack Smith po e përdorte një emër të rremë. 

John L. “Jack” Smith që ishte rritur afër Syracuse-z u emëruar si Prokuror Special për të mbikëqyrur hetimet ndaj Trumpit për çështjen e dokumenteve të klasifikuara dhe për trazirat e 6 janarit 2021. 

Trumpi e quajti Smithin “të çmendur” gjatë një fjalimi në Mar-a-Lago këtë javë dhe nënkuptoi se Smith nuk ishte emri i tij i vërtetë, raporton Syracuse.

“Ky prokurori special i çmendur i quajtur Jack Smith – a thua vallë si e ka pasur emrin e mëparshëm,” – u shpreh z. Trump derisa audienca qeshte. 

Trumë më herët e ka quajtur Smithin edhe “qen të çartur” në vargun e madh të fyerjeve që i ka bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco