Juria e Madhe e Nju Jorkut ngre padi penale ndaj Donald Trump

Juria e Madhe e Nju Jorkut ngre padi penale ndaj Donald Trump

00:18, 31/03/2023
A+ Aa A-

Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur tashmë sipas burimeve të ndryshme nga mediat amerikane – duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje kriminale. 

Akuzat e sakta nuk dihen ende, por çështja është përqendruar në një pagesë me para për një yll pornografik gjatë fushatës së tij të vitit 2016. 

Trump akuzohet se i ka paguar Stormy Daniels 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e saj lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhattanit Alvin Braggut do të kontaktojë avokatët e Trumpit për të diskutuar dorëzimin e tij. 

CNN thotë se ka kontaktuar edhe me avokatët e Trumpit për këtë çështje. 

Zyra e Prokurorit të lartpërmendur ka qenë duke e hetuar ish-presidentin Trump në lidhje me një skemë të pagesës për ta blerë heshtjen e një porn-stareje me emrin Stormy Daniels. 

“Vendimi është e sigurtë se do të trondis gjithë vendin, duke e bënë sistemin politik amerikan – që asnjëherëm ë parë nuk ka parë një ish-lider të konfrontuar me akuza për çështje kriminale, e lëre më një garues për president – në ujëra të panjohura,” – komenton CNN këtë vendim. 

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen e ka komentuar këtë vendim me këto fjalë: 

“Askush nuk është mbi ligjin, madje as ish-presidenti. Padia e sotme nuk është fundi i kësaj kaptine por më shumë thjeshtfillimi... Dy gjëra dua t’i them tash për tash, llogaridhënia ka rëndësi...”

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Donald Trump po përballet me hetime për çështje kriminale edhe në lidhje me trazirat e 6 janarit dhe për mënyrën se si ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara. Këto hetime po mbikëqyren nga ish-Kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco