Erdogan përuron fabrikën e parë në Turqi për materialin e tretë më të fortë në botë

Erdogan përuron fabrikën e parë në Turqi për materialin e tretë më të fortë në botë

12:43, 20/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përuroi një fabrikë të re gjatë kësaj fundjave në Bandirma, e cila pritet të prodhojë sasi të mëdha të materialit të tretë më të fortë në botë.

Një investim prej 80 milionë dollarësh që për presidentin Erdogan do ta kthejë Turqinë si një ndër vendet kryesore të eksportit botëror të karbitit të borit.

Sipas mediave turke, Erdogan tërhoqi vëmendjen se karbiti i borit është i domosdoshëm për industrinë e mbrojtjes kryesisht me fushat e aplikimit të tij si antiplumb, prodhimin e pjesëve rezistente ndaj konsumimit dhe mbajtës i neutroneve në objektet bërthamore.

“Prodhimi vjetor prej 1.000 tonësh në fabrikën tonë në Bandırma dhe në fushat ku ai përdoret siguron rritje të vlerës nga 150 herë deri në 2.000 herë. Falë këtij kompleksi Turqia jo vetëm që rrit vlerën e shtuar të minierës së saj të borit, por bëhet aktor i rëndësishëm në prodhimin dhe shitjen e materialit të tretë më të fortë në botë”, tha Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco