Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 50 mijë ushtarë në dy muajt e fundit

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 50 mijë ushtarë në dy muajt e fundit

23:01, 28/02/2023
A+ Aa A-

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Kievi, shkalla e viktimave në mesin e ushtarëve rusë që janë dërguar në Ukrainë nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Të martën Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se 550 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit.

Sipas Kievit, numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë nga fillimi i luftës ka shkuar në 149.240. Ndërsa lufta po vazhdon mbi një vit, statistikat e ofruara nga Ukraina sugjerojnë se një e treta e humbjeve ruse ka ndodhur vetëm në dy muajt e fundit.

‘Pika historike’ e 100 mijë vdekjeve të ushtarëve rusë sipas Kievit, u kalua më 21 dhjetor 2022. Në 69 ditët pasuese, Ukraina ka numëruar vdekjet e trupave të Moskës në 48,440.

Gjithashtu raportohet për humbje të mëdha nga të dyja palët gjatë luftimeve në Bakhmut në rajonin e Donbasit, që po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të bëjë thirrje për dërgimin e sa më shumë armëve të rënda duke ia bërë me dije vendet perëndimore se vetëm  me ato mund të ndalin luftën e përgjakshme.

Deri më tani Gjermania dhe shumë vende tjera janë dakorduar për dërgimin e armëve të avancuara, ndërsa tanku gjerman Leopard 2 po konsiderohet si lojtar kyç në këtë luftë,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco