Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Propoganda e Turqisë/ Një Bayraktar ‘sulmon’ një ishull grek

Propoganda e Turqisë/ Një Bayraktar ‘sulmon’ një ishull grek

11:09, 28/01/2023
A+ Aa A-

Me Turqinë në periudhën parazgjedhore, qeveria Erdogan po bën gjithçka që mundet për të dinamizuar klimën dhe për të tërhequr kryesisht votuesit e rinj.

Në postimin e mëposhtëm në Twitter nga gazetari turk Abdullah Bozkurt , drejtor i Rrjetit të Kërkimit dhe Monitorimit Nordik, do të shihni një Bayraktar duke u nisur nga një aeroplanmbajtëse dhe jo vetëm duke synuar një ishull grek, por edhe duke gjuajtur një raketë.

 

Bayraktars janë mjete ajrore pa pilot të tipit drone të zhvilluara për ushtrinë turke nga kompania shtetërore Baykar.

Vetëkuptohet që videoja e zhvilluar nga kompania softuerike Havelsan dhe i referohet një video- lojeje dhe jo një simulimi serioz të një operacioni ushtarak.

Sido që të jetë, qeveria e Erdoganit përdor çdo mjet dhe çdo "armë" që ka për të ndezur ndjenjën "patriotike" dhe për t'u mbrojtur kundër "armikut" të quajtur Greqi.

Madje gazetari turk thekson në postimin e tij në Tëitter:

“Ishujt e Greqisë thuhet se janë shënjestruar nga dronët e armatosur turk Bayraktar në një lojë simuluese të zhvilluar për ushtrinë nga Industria Elektronike Ajrore e Turqisë (Havelsan) shtetërore. Një version më i lehtë do të dalë në publik.''

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco