Ndërtesa historike merr flakë në kryeqytetin e Perusë mes protestave antiqeveritare

Ndërtesa historike merr flakë në kryeqytetin e Perusë mes protestave antiqeveritare

10:50, 21/01/2023
A+ Aa A-

Një ndërtesë historike në qendër të kryeqytetit të Perusë, Lima, mori flakë të enjten vonë, pak metra larg Plaza San Martin, ku mijëra demonstrues u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e Presidentes Dina Boluarte dhe mbylljen e Kongresit. 

Gjatë një greve të madhe kombëtare të organizuar nga një konfederatë punëtorësh, protestuesit u përleshën me policinë në Plaza San Martin kur flakët filluan të rrafshonin ndërtesën.

Disa banorë në zonë thanë se zjarri u shkaktua nga bomba me gaz lotsjellës të hedhura nga policia për të larguar protestuesit.

“Ata hodhën bomba me gaz lotsjellës në çati dhe zjarri filloi”, tha djali i pronarit të ndërtesës që mori flakë, duke fajësuar policinë për shkaktimin e incidentit.

Ndërtesa, e cila është 500 metra katrorë, konsiderohet një vend i trashëgimisë kulturore.

Zjarrfikësit kanë vazhduar përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Në qytetin jugor të Arequipa, rreth 1,000 protestues u përpoqën të sulmonin aeroportin, por u përballën me policinë duke hedhur gaz lotsjellës.

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë zjarri mes protestave të së mërkurës në Lima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 53 që nga fillimi i protestave.

Peruja ka qenë skena e protestave të dhunshme që kur ish-presidenti Pedro Castillo u rrëzua dhe u arrestua pasi ai u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të sundonte me dekret në një përpjekje për të shmangur fajësimin mbi akuzat për korrupsion.

Boluarte ka thënë se nuk është e gatshme të tërhiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco