Turqia po 'thyen urat' me Suedinë pas djegies së Kuranit, anulohet vizita e rëndësishme

Turqia po 'thyen urat' me Suedinë pas djegies së Kuranit, anulohet vizita e rëndësishme

09:03, 21/01/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar ka reaguar ndaj lejes që Suedia i dha politikanit ekstremit të djathtë Rasmus Paludan për të djegur Kuranin para Ambasadës Turke.

Duke kujtuar deklaratën e mëparshme të ministrit suedez të mbrojtjes Pal Jonson lidhur me vizitën e tij të planifikuar në Turqi, Akar e nisi fjalën e tij duke u shprehur se Turqia gjithmonë mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s kur u pyet për situatën e fundit në lidhje me vizitën. 

Duke kujtuar memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid në qershor midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Akar tha:

"Kërkesa jonë e vetme është të përmbushim angazhimet në këtë memorandum. Ne presim që Suedia dhe Finlanda të bëjnë pjesën e tyre, detyrat e shtëpisë".

Ndërsa përsa i përket provokimeve  të mbështetësve të organizatës terroriste PKK/YPG kundër presidentit Erdogan dhe Turqisë në Suedi dhe në fund për lejen e policisë suedeze për demonstratën ku “do të digjet Kurani para ambasadës turke” Akar u shpreh :

“Është e papranueshme, duhet të ishin marrë masat e nevojshme. Vizita e ministrit suedez të Mbrojtjes, Jonson në Turqi më 27 janar tani nuk është më e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse ne e anuluam vizitën,".

Por çfarë ka ndodhur në Suedi që Ankaraja është revoltuar?

Ditë më parë në kryeqytetin e Suedisë Stokholm, ishte varur një kukull që persifikonte presidentin e Turqisë kokë poshtë ndërsa kësaj radhe në skenë ishte Rasmus Paludan, kreu i Partisë së ekstremit të djathtë i njohur për armiqësinë e tij ndaj Islamit, shkruan medie turke Haberler.

Paludan njoftoi se donte të digjte Kuranin përpara Ambasadës Turke në Stokholm dhe kjo kërkesë e tij u lejua nga autoritetet suedeze.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco