Gomonja e mbytur në Kanalin e La Manche: Shpëtohen rreth 12 të mitur të pashoqëruar

Gomonja e mbytur në Kanalin e La Manche: Shpëtohen rreth 12 të mitur të pashoqëruar

18:15, 15/12/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me përmbysen e një gomoneje në Kanalin Anglez ditën e djeshme, tragjedi e cila rezultoi me humbjen e katër jetëve, mes të cilëve edhe një adoleshent.

Mediat angleze raportojnë se gomonia kishte në bord 50 persona në momentin që është fundosur, prej të cilëve janë shpëtuar 39, ndërkohë që mes tyre kishte edhe persona të mitur të pashoqëruar.

Një zyrtar ka deklaruar se këshilli i qytetit të Kentit ka marrë në kujdestari 12 prej tyre, për të cilët kanë nisur tashmë procedurat e azilit.

Një zëdhënës i qeverisë tha sot se kërkimi për gjetjen dhe shpëtimin e personave të zhdukur është duke vijuar në det dhe na ajri.

Megjithatë shanset që dikush të ketë mbijetuar për një kohë kaq të gjatë në ujë ndërkohë që temperaturat në momentin e përmbysjes ishin midis 0-1 gradë celcius, janë shumë të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco