Parlamenti polak shpall Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit

Parlamenti polak shpall Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit

14:45, 15/12/2022
A+ Aa A-

Përmes një rezolute, Sejm, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, e shpalli Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit.

Rezoluta ishte një përpjekje e dytë për një votim pasi e para dështoi dy javë më parë për protestat e opozitës kundër partisë në pushtet duke shtuar një amendament të minutës së fundit, që nuk ishte pjesë e draftit të përgatitur fillimisht nga partitë opozitare.

Partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” detyroi rezolutën që përmban amendamentin e diskutueshëm që fajëson Rusinë për aksidentin e avionit të vitit 2010, në të cilin presidenti i atëhershëm polak, bashkëshortja e tij dhe 94 zyrtarë të tjerë dhe ekuipazhi u vranë gjatë një tentative uljeje në një aeroport afër Smolensk në perëndim të Rusisë, shkruan ATSh.

Partitë opozitare ranë dakord të mos e votojnë rezolutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco