Tingulli misterioz që ka pllakosur fshatin anglez Holmfield për vite me rradhë

Tingulli misterioz që ka pllakosur fshatin anglez Holmfield për vite me rradhë

12:11, 13/12/2022
A+ Aa A-

Prej disa vitesh, banorët e Holmfield, një fshat në Yorkshire në Angli, janë prekur nga një zhurmë misterioze, burimi i së cilës ende nuk është zbuluar.

Jo të gjithë mund ta dëgjojnë atë, por ata që pohojnë se kanë ndikuar seriozisht jetën e tyre.

"Zukatja e Holmfield” siç është i njohur tingulli misterioz me frekuencë të ulët që po e rrënon fshatin anglez Holmfield, ka zënë titujt kryesorë të lajmeve në vendin evropian për të paktën disa vjet, por deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje që ta zbulojë burimin e saj.

Pushteti vendor thuhet se kreu një hetim dhe gjithashtu punësoi një konsulent të pavarur për të zbuluar këtë mister, por përpjekjet e tyre deri më tani kanë qenë të kota.

Banorët e Holmfield-it, të cilët mund ta dëgjojnë zhurmën misterioze, e përshkruajnë atë si vërshëllima e një lavatriçeje ose e një motori me naftë që nuk funksionon.

Nuk tingëllon si tingulli më i bezdisshëm në botë, por ndikon në shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të një personi pas një kohe.

Tingulli ndërhyn në gjumin e tyre dhe në gjendjen e përgjithshme dhe disa banorë retendojnë se janë në prag të një goditjeje nervore për shkak të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco